Fjalë Kyçe

Valverde pret një ndeshje tejet të vështirë ndaj Espanyol

Valverde pret një ndeshje tejet të vështirë ndaj Espanyol

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde pret që të kenë një ndeshje tejet të vështirë kundër Espanyolit.

Liderët e LaLiga do të udhëtojnë shkurt për ndeshjen ndaj komshinjve të Espanyol, duke kërkuar që të bëhen vetëm skuadra e dytë këtë edicion që fiton në udhëtim në RCDE Stadium.

“Distanca e pikëve nuk llogaritët” ka thënë Valverde para këtij takimi, transmeton lajmi.net.

“Kjo ndeshje luhet me zemër dhe nga pak me kokë. Përtej asaj që ndodhi kundër Girona, ata kanë qenë skuadër e mirë në shtëpi” ka thënë tutje trajneri i blaugranave.

“Pres njëndeshje të ngushtë me shansin që të thyejmë skuadrën kundërshtare. Besoj që të krijojmë raste prej të cilave do të përfitojmë” ka përfunduar ai.

Espanyol aktualisht renditet në pozitën e shtatë në tabelën e La Liga.