Fjalë Kyçe

Van de Beek: Reali fantastik, po nuk largohem nga Ajaxi

Van de Beek: Reali fantastik, po nuk largohem nga Ajaxi

Dukej i destinuar për t’iu bashkuar Realit të Madridit, por, me sa kuptohet, Donny Van de Beek nuk do të largohet nga Ajaxi i Amsterdamit. Ta paktën kështu shprehet drejtori sportiv i “Harkëtarëve”, Marc Overmars: “Besoj se van de Beek do të qëndrojë të Ajaxi.”

Vetë mesfushori holandez, pas kualifikimit të vështirë të Ajaxit në fazën play off të Championsit (eliminoi PAOK-un e Selanikut me rezultat të përgjithshëm 5-4), konfirmoi fjalët e Overmarsit:

“Nuk kam asgjë të sigurt, por ka shumë mundësi që të vazhdoj të luaj këtu. Çfarëdo që të ndodhë, Real Madridi dhe Ajaxi janë dy klube fantastike, nuk mund të qahem.”

“Los Blancos” e konsiderojnë mesfushorin alternativë për të përforcuar repartin e ndërmjetëm, ku zgjedhje e parë ishin Paul Pogba dhe Christian Eriksen. Merkatoja në hyrje në Angli tashmë është mbyllur dhe vështirë se francezi apo danezi do të shkëputen nga respektivisht nga Manchester United dhe Tottenhami.