Fjalë Kyçe

‘Van Dijk’ i Kosovës: 17 vjeçari që luan për skuadrën e Ferizajt

‘Van Dijk’ i Kosovës: 17 vjeçari që luan për skuadrën e Ferizajt

Edhe Kosova ka një ‘Van Dijk’. Ai është qendërmbrojtësi i FC Ferizajt, Gentrit Halili, i cili në Ferizaj njihet edhe si ‘Van Dijk’ i Kosovës.

Dukja, shpejtësia, qetësia dhe autoriteti i tij në qendër të mbrojtjes, të jep imazhin e yllit të Liverpoolit, mbrojtësin Virgil van Dijkut.

Bëhet fjalë për 17 vjeçarin Gentrit Halili, që të dielën hyri si zëvendësues në minutën e 24’t dhe e stabilizoi mbrojtjen ferizajase, ndonëse humbi 2:0 nga Prishtina, shkruan ‘Sporti në KTV’.

Për Halilin ishte kjo ndeshja e parë këtë sezon për Ferizajn, teksa ai ka debutuar në sezonin e kaluar në Superligën e Kosovës. Ai gjithashtu luan edhe për të rinjët e Kosovës.

Gentrit Halili gjithashtu tha se Virgil van Dijk është idoli i tij dhe se shpreson të ndjek hapat e tij.