Fjalë Kyçe

VAR në stadiumet shqiptare

VAR në stadiumet shqiptare

Zhvillimi i futbollit është futur në fazat e aplikimit të teknologjisë gjithnjë e më shumë. Sistemi VAR është pikërisht teknologjia që ka të bëjë me raste specifike në arbitrim, e cila ka nisur të ketë aplikim të gjerë në kampionatet elitare, kompeticionet e rëndësishme të UEFA-s, apo së fundmi u aplikua edhe në Botërorin “Rusi 2018”.

Gazeta “Panorama Sport” shkruan se teknologjia më e fundit në futbollin europian dhe botëror do të nisë aplikimin në vendin tonë në vitin 2021. Me ndihmën e UEFA-s dhe FIFA-s, në disa prej stadiumeve shqiptare, pritet që të bëhet instalimi i kësaj teknologjie.

Së fundmi, në Tiranë po punohet për stadiumin e ri kombëtar, ndërkohë që në Elbasan dhe Shkodër janë të gatshëm dy impiante për të pritur ndeshje ndërkombëtare, ku edhe me shumë gjasë pritet të bëhen investimet për vendosjen e sistemit të ri të teknologjisë, por jo vetëm. Me gjasë, pjesa dërrmuese e skuadrave në Superiore do ta aplikojnë në stadiumet e tyre.