Fjalë Kyçe

Vedat Muriqi po shijon një ndër sezonet më të mira në karrierë në Turqi

Vedat Muriqi po shijon një ndër sezonet më të mira në karrierë në Turqi

Me dy golat që shënoi në fitoren 3-2 të Fenerbahces ndaj Kasimpasa, Vedat Muriqi po përjeton një moment vërtetë të artë dhe shkon në superformë në grumbullimin e Kosovës për dy sfidat e fundit në grupin A kualfikues ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë që do të vendosin edhe fatet e kualifikimit.

Me dy penalltitë e kthyera në gol përballë Kasimpasa, Muriqi jo vetëm që ndihmoi Fenerbahcen të ngjitej përkohësisht në krye të Superligës turke, por në të njëjtën kohë u ngjit edhe në kuotën e 7 finalizimeve në kampionatin turk.

Ky është starti më i mirë në karrierë pasi asnjëherë nuk kishte shënuar 7 gola në 11 javët e para të kampionatit.

“Këpuca e Artë” është një objektiv real për Muriqin në këtë sezon pasi ndryshe nga një vit më parë kur ishte pjesë e Rizespor këtë sezon luan në një skuadër të madhe.

Aktualisht lista e golashënuesve në Turqi kryesohet nga ish sulmuesi i Neëcastle Papis Cisse dhe maqedonasi Jahovic me nga 9 gola secili.