Fjalë Kyçe

Vëllaznimi: Informata e botuar në portale se kinse presidenti Agim Cana ka dhënë dorëheqje nuk qëndron

Vëllaznimi:  Informata e botuar në portale se kinse presidenti Agim Cana ka dhënë dorëheqje nuk qëndron

Është raportuar se Presidenti i Vëllaznimit Agim Cana ka dhënë dorëheqje nga skuadra gjakovare, shkruan Gazeta Alo.

Por skuadra e Vëllaznimit ka demantuar këtë lajm me një njoftim nè faqen e tyre në rrjetet sociale.

NJOFTIM

Njoftojmë opinionin se informata e botuar në portale se kinse presidenti i Vëllaznimit Agim Cana ka dhënë dorëheqje nuk qëndron.

Agim Cana aktualisht është në pushim vjetor, por vazhdon të ushtroj detyrën e presidentit të klubit së bashku me kryesine aktuale.

Të perforcuar edhe me anëtar të ri të kryesisë do të angazhohen që Vëllaznimin ta rikthejnë në Super Ligë qysh në edicionin 2020/2021. /Gazeta Alo.