Fjalë Kyçe

Video lojërat arsyeja pse Mesut Ozil po mungon tek Arsenal

Video lojërat arsyeja pse Mesut  Ozil po mungon tek Arsenal

Arsenal nuk kanë mundur të llogarisin në shërbimet e Mesut Ozil që nga 5 tetori.

Ish reprezentuesi gjerman ka probleme me shpinën dhe kësisoj nuk është paraqitur nëndeshjet e skuadrës së tij.

Trajneri UnaiEmery ka thënë se lojtari po punon shumë për tu rikthyer në fushë dhe pritet shumë shpejt rikthimi i tij.

Megjithatë, të tjerë po e akuzojnë Mesut Ozil për varshmëri nga video lojërat, saktësisht nga“Fortnite”.

Një raport i “DailyStar” tregon se Ozil ka luajtur plot 5221 lojë në “Fortnite”, qëpërkthehet në pesë orë në ditë, transmeton lajmi.net.

Ndërkaq, e përditshmja gjermane, “Bild”, ka kontaktuar një ekspert i cili ka thënë se kjo mund t’i ketë shkaktuar lojtarit dëmtimin e tij, dhe do ta vonojë rikthimin egjermanit në fushë.