Fjalë Kyçe

Vieira: Do të doja ta drejtoja Arsenalin

Vieira: Do të doja ta drejtoja Arsenalin

Legjenda e Arsenal, Patrick Vieira, ka bërë të ditur se një ditë do të dëshironte të rikthehet në ‘Emirates Stadium’.

Vieira, i cili dikur mbronte ngjyrat e Arsenal si lojtar, nuk ka përjashtuar mundësinë që të kthehet në këtë skuadër,  në postin e trajnerit.

Drejtimi i Arsenal, sipas francezit, do të ishte niveli më i lartë në karrierën e tij prej trajneri.

“Po, si secili lojtar, kur ne bëjmë punën tonë, duam të prekim nivelet më të larta” ka thënë Vieira, transmeton lajmi.net.

“Por, unë mund të arrijë nivele të larta edhe me Nice. Por, ne bëjmë këtë punë dhe unë bëjë këtë punë, që një ditë të bëhem trajner i ndonjë skuadre që luan në Ligën e Kampionëve ose Kupën e Botës” ka thënë tutje, i pyetur nëse do të kishte dëshirë të drejtonte Arsenalin.

Vieira ka qenë fitues i Kupës së Botës në 1998 dhe Kampionatit Evropian në vititn 2000. Ai ka luajtur 107 herë me kombëtaren e tij.