Fjalë Kyçe

Vlora Çitaku për Benjamin Kolollin: “Ai luajti me zemër dhe fitoi zemrën time”

Vlora Çitaku për Benjamin Kolollin: “Ai luajti me zemër dhe fitoi zemrën time”

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, ka treguar për futbollistin e saj të preferuar pas ndeshjes mes Kosovës dhe Anglisë.

Çitaku, e ka përcjellur nga afër ndeshjen në të cilën Kosova u mposht 0 me 4 nga anglezët, e ka vlerësuar më së shumti paraqitjen e mbrojtësit të majtë të kombëtares, Benjamin Kololli.

Ajo, përmes faqes zyrtare të rrjetit social Twitter shfaqi pëlqimin për lojën e treguar nga Benjamin Kololli, teksa fotos së postuar të futbollistit të Zurichut, ia bashkëngjiti edhe përshkrimin:

“Ai luajti me zemër dhe e fitoi zemrën time”.