Fjalë Kyçe

Xhaka mungon në dy ndeshje të Arsenalit

Xhaka mungon në dy ndeshje të Arsenalit

Granit Xhaka ka marrë një lajm katastrofal nga stafi mjekësor i Arsenalit.

Mesfushori nga Kosova do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të Arsenalit.Ish-kapiteni i skuadrës nga Londra e Veriut ka pësuar një lëndim në kokë pas një goditje me top në ndeshjen e fundit ndaj West Ham Unitedit.Kështu, që Xhaka do të mungojë në ndeshjen e nesërme ndaj Standard Lieges në Ligën e Evropës.

Gjithashtu, 27-vjeçari nuk do të mundet të luajë në derbin e Premierligës ndaj Manchester Cityt që zhvillohet në fundjavë.Nga ana tjetër, mbrojtësi shqiptar i Arsenalit Shkodran Mustafi do të mungojë gjithashtu në ndeshjen e nesërme.