Fjalë Kyçe

Xhaka: Nder dhe privilegj të festosh 20 vjetorin e çlirimit të Prishtinës në stadium

Xhaka: Nder dhe privilegj të festosh 20 vjetorin e çlirimit të Prishtinës në stadium

Granit Xhaka dje ka marrë pjesë në ndeshjen me karakter bamirës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet.

Xhaka për këtë është shprehur sot në një postim në rrjetet sociale, ku është shprehur se për të është nder e privilegj që feston 20 vjetorin e çlirimit të Prishtinës, vendlindjes së prindërve të tij, transmeton koha.net.

Më poshtë është postimi i plotë i Xhakës:

“Nder dhe privilegj, kur feston me stadiumin plotë 20-të vjetorin e çlirimit të Prishtinës, vendlindjes së prindërve të mi. Vërtetë isha i emocionuar si kurrë më parë, pasi që po zhvilloja ndeshjën në stadiumin që mban emrin e legjendës “Fadil Vokrri”, po ashtu përkrahja që marr nga Kosova ime më jep motiv dhe forcë të punoj e ku do që jam të tregoj se nga i kemi rrënjët. Ju falenderoj të gjithëve, që ishit të pranishëm, dashnia dhe përkrahja juaj më ka mbushur zemrën duke mos u kursyer asnjëherë që të jem mesin tuaj.

I juaji, GX34 “