Fjalë Kyçe

Xherdan Shaqiri ndërron ambient, kalon në Ligue 1?

Xherdan Shaqiri ndërron ambient, kalon në Ligue 1?

Xherdan Shaqiri, 27 vjeç, është rikthyer te Liverpooli pas dëmtimit, por pyetja e madhe mbetet nëse ai do të jetë pjesë e ‘Reds’ edhe sezonin e ardhshëm.

Shaqiri dyshon në minutat që do t’i jepen këtë sezon, por ai refuzoi një ofertë fitimprurëse nga Kina, ndërsa tani raportohet se ai është nën fokusin e Monacos.

AS Monaco duhet të jetë e gatshme t’i ofrojë yllit të Liverpool (kontratë deri në vitin 2023) një pagë vjetore prej 6 milion eurosh neto, përcjell lajmi.net.

Favori i futbollistit është se në Principatë nuk paguan asnjë taksë, kundrejt Anglisë që ka një tatim mjaft të madh.

Pikpyetja mbetet nëse Liverpool do ta lëshoj 27-vjeçarin, për të cilin kërkon hiq më pak se 36 milionë euro, ndonëse e bleu për vetëm 15 mln euro nga Stoke City.

Mbipopullimi i repartit të mesfushës te ‘Të Kuqtë’ mund ta vë në diskutim shitjen e futbollistit nga Zhegra.