Fjalë Kyçe

Xhevdet Llumnica i befasuar me infrastrukturën në ‘Fadil Vokrri’, tregon se çfarë i tha Ismet Munishit

June 24, 2019

Trajneri i grupmoshave U-15 të Kosovës, Gazmend Haliti dhe ish-futbollisti i FC Prishtinës, Xhevdet Llumnica janë të ftuar në emisionin “90 Plus”, në TV Zëri.

Llumnica, ish-futbollist i njohur kosovar, ishte i ftuar në ndeshjen e yjeve ‘Milot Rashica vs. Granit Xhaka’.

Llumnica luajti në këtë ndeshje, por që ishte tejet i befasuar me infrastrukturën në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku u zhvillua ndeshja.

“Isha i befasuar me gjithçka në stadium, gjithçka ishte më profesionale”, tha Llumnica në “90 Plus”.

“Madje i thash edhe Ismet Munishit që isha i befasuar”, vlerësoi Llumnic.

“Isha i kënaqur dhe i lumtur që u riktheva aty”, shtoi Llumnica.

Ndryshe, Llumnica sot punon në Suedi me grupmosha të reja në futboll.