Fjalë Kyçe

Ylli i Real Madrid i befasuar me rikthimin e Zidane

Ylli i Real Madrid i befasuar me rikthimin e Zidane

Rikthimi i Zinedine Zidane tek Real Madrid ishte një befasi e madhe për të gjithë ndjekësit e futbollit.

Shumë i befasuar nga rikthimi i francezit në stolin e ‘Los Blancos’ mbeti edhe ylli i skuadrës, Martin Odegaard.Odegaard aktualisht luan në formë huazimin ë ‘Eredivisie’ tek skuadra e Vitesse, ku më parë kishte luajtur Milot Rashica.

Nuk e dija se Zidane do të rikthehej kaq shpejtë, por mendoj se ai përshtatet shumë mirë në pozitën e trajnerit të Real Madrid” ka thënë Odegaard për ‘AS

“Ai mund të bëjë një grup të mirë dhe të krijojë diçka shumë të mirë. Mendoj se është shumë pozitive” ka shtuar tutje norvegjezi.

Martin Odegaard ka punuar me Zinedine Zidane edhe në Castilla edhe në skuadrën e parë të Real Madrid, edhe pse në skuadrën e parë, mundësitë e tij ishin të kufizuara.