Fjalë Kyçe

Ylli i Shkëndijës sezonin e ardhshëm do të luajë në formë huazimi te KF Feronikeli

Ylli i Shkëndijës sezonin e ardhshëm do të luajë në formë huazimi te KF Feronikeli

Besmir Bojku sezonin e ardhshëm do të luajë në formë huazimi te KF Feronikeli, ndërsa më pas kthehet në Shkëndijë me kontratë deri verën e vitit 2022.

Ndërkohë, pas skadimit të marrëveshjes Izair Emini largohet nga KF Shkëndija.

KF Shkëndija konfirmon zyrtarizimin e zgjatjes së bashkëpunimit me mesfushorin strugan, Besmir Bojku. Kryesia e klubit dhe futbollisti kanë gjetur akordin për rinovimin e kontratës (3+1) e cila 24 vjeçarin do ta mbajë në taborin kuqezi të paktën deri verën e vitit 2022, me opsion që bashkëpunimi të zgjatet edhe për një vit shtesë. Në të njejtën kohë të dyja palët kanë vlerësuar se interes i përbashkët në këtë moment është që futbollisti të ketë më shumë hapsira për lojë dhe për këtë arsye klubi vendos që në sezonin garues 2019/2020 Besmir Bojku të luajë në formë huazimi te skuadra kampione e Kosovës, KF Feronikeli.

Ndërkohë nga rradhët e KF Shkëndija largohet sulmuesi, Izair Emini. Kontrata e 33 vjeçarit është deri më 15.06.2019, pas çka lojtari mbetet agjent i lirë.
KF Shkëndija falemenderon Eminin për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, duke i dëshiruar gjithë të mirat në të ardhmen. /Gazeta Alo