Fjalë Kyçe

Zhegrova dhuron spektakël gjatë pushimeve në Turqi, ja çfarë ka bërë ai…

Zhegrova dhuron spektakël gjatë pushimeve në Turqi, ja çfarë ka bërë ai…

Sulmuesi anësor i Kosovës, Edon Zhegrova, ka shkuar për pushime në Antali të Turqisë, menjëherë pasi e kreu detyrën e tij me Kombëtaren dardane.

Ai ka dhënë spektakël edhe në Turqi, duke publikuar fotografi nga atje në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Instagram, ku shihet duke e shfaqur talentin me një top futbolli në këmbë.

Pasi që Arbër Zeneli u lëndua rëndë në ndeshjen kundër Malit të Zi qysh në minutën e 21-të, Edon Zhegrova e pati mundësinë të luajë për më shumë minuta sesa zakonisht për Kosovën,

Ai e zëvendësoi në Podgoricë Zenelin e lënduar, ndërsa të enjten në Sofje ishte titullar në skuadrën e zgjedhur nga trajneri Bernard Challandes.

Ai luajti deri në minutën e 76-të të ndeshjes, kur ia lëshoi vendin Elbasan Rashanit, i cili edhe e shënoi golin e fitores pak momente para se të përfundonte ndeshja, të cilën Kosova e fitoi me rezultat 3:2.

Pas këtyre ndeshjeve, Zhegrova festoi për pak kohë me bashkëlojtarët e tij e pastaj u nis për pushime në Turqi, siç bëhet e ditur përmes llogarisë së tij në Instagram.