Fjalë Kyçe

Zidane e dëshiron këtë yll të Man Cityt

Zidane e dëshiron këtë yll të Man Cityt

Mesfushori anglez i Manchester Cityt, Raheem Sterling, mund të jetë një nga nënshkrimet e mëdha të Real Madridit në vitin 2019.

‘Mirror’ shkruan se Real Madrid dëshiron transferimin e yllit të Manchester Cityt, përcjell ‘lajmi.net’.

Sterling është një nga yjet e klasit botëror që ‘Los Blancos’ po planifikojnë t’i transferojnë gjatë verës, së bashku me Neymar, Eden Hazard dhe Christian Eriksen.

Reprezentuesi anglez admirohet shumë nga Zinedine Zidane, që kishte kërkuar transferimin e tij edhe në vitin 2014, kur ishte ndihmës i Carlo Ancelottit.