Fjalë Kyçe

Zidane: Më shqetësojnë spekulimet për rikthimin e Mourinhos

Zidane: Më shqetësojnë spekulimet për rikthimin e Mourinhos

Zinedine Zidane ka thënë se spekulimet rreth rikthimit të Jose Mourinhos te Real Madrid, kanë filluar ta shqetësojnë.

Trajneri francez e di se skuadra spanjolle po kalon nëpër një formë të dobët dhe shkarkimi i tij është shumë afër të ndodhë.

Zidane ka deklaruar se njerëzit harrojnë për punën e tij që ka bërë dhe fillojnë t’i gjejnë menjëherë zëvendësuesin e tij.

“Njerëzit harrojnë çfarë ka ndodhur në të kaluarën, me rëndësi është e tashmja. Nuk mund të them se nuk me shqetëson, sepse me shqetëson”, ka thënë strategu francez.

“Si trajner duhet të bëj më të mirën, të motivoj lojtarët të japin më të mirën. Është ndeshje e mirë, stadium i mirë, do të provojmë të fitojmë”.

“E dimë situatën. Kemi filluar shumë dobët në Ligën e Kampionëve, por sot kemi shansin për të treguar vetën”.

“Kam qenë 18 vite si lojtar dhe trajner. Presioni është gjithmonë, andaj duhet të përgatitemi për ndeshjen”, ka shtuar më tej strategu francez.

Real Madridi do të përballet sonte me Galatsarayn në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe në rast të humbjes shkarkimi i Zidanes mund të ndodhë.