Fjalë Kyçe

Zidane nuk humb kohë, nis me ndryshimet në skuadër

Zidane nuk humb kohë, nis me ndryshimet në skuadër

Nënshkrimi me Eder Militao ka zgjidhur problemin e parë të Real Madridit për sezonin e ri: mbrojtjen.

Me arritjen e Militaos gjatë verës, ekipi do të ketë për secilën pozitë të mbrojtjes nga dy lojtarë të klasit që do të luftojnë për pozitën e titullarit në formacionin e ekipit.

Në portë do të jetë sërish një duel mes Courtois dhe Navas, në krahun e djathtë Carvajal me Odriozolan, në qendër të mbrojtjes do të jenë Ramos, Varane, Militao dhe Nacho, dhe në krahun e majtë do të jenë Marcelo dhe Reguilon.

Problemi i parë i Zidane është zgjidhur. Tani trajneri Frances do të shikojë të përforcojë pozitat tjera të ekipit si mesfushën ashtu edhe sulmin./Gazeta Alo