Fjalë Kyçe

Zidane po e transferon yllin e madh te Real Madridi

Zidane po e transferon yllin e madh te Real Madridi

Real Madrid është duke kërkuar një sulmues të ri për sezonin e ardhshëm.

Real Madrid nuk i beson më aftësive të Karim Benzemas, andaj në verë do ta transferojë një tjetër sulmues.

Skuadra spanjolle është duke tentuar ta transferojë Mauro Icardin nga Interi, përcjell lajmi.net nga Don Balon.

Real Madrid do t’i ofrojë 100 milionë euro për ta transferuar sulmuesin e rebeluar nga nerazurët.

Icardi e do largimin nga Interi, andaj është duke shkaktuar një tollovi në Giuseppe Meazza.

Argjentinasi është i gatshëm të transferohet te Real Madrid, ndërsa nerazurët i duan 110 milionë euro nga shitja e tij.