Fjalë Kyçe

Zyrtare: Benatia largohet nga Juve

Zyrtare: Benatia largohet nga Juve

Medhi Benatia zyrtarisht është larguar nga Juventusi për t’iu bashkuar kampionit të Katarit, Al-Duhail për 10 milionë euro.

Në një njoftim të Juves, konfirmohet që Al-Duhail do të paguajë 8 milionë euro në dy këste dhe dy milionë tjera si bonuse.

Qendërmbrojtësi ka pasur 59 paraqitje për Juven në dy sezone e gjysmë dhe ka fituar dy tituj të Serisë A e ka arritur finalen e Ligës së Kampionëve.