Fjalë Kyçe

Zyrtare: Dënim i rëndë për Khabibin, më i lehtë për McGregorin

Zyrtare: Dënim i rëndë për Khabibin, më i lehtë për McGregorin

Kampioni i peshave të lehta në UFC, Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor janë suspenduar nga Komisioni Atletik Shtetëror i Nevadas për sjelljet e tyre famëkeqe pas meçit “UFC 229” në fund të vitit të kaluar.

Nurmagomedov është pezulluar me nëntë muaj, derisa McGretor me vetëm gjashtë muaj, transmeton Gazeta Express.

Pezullimet llogariten prej datës 6 tetor kur ndodhi meçi, i cili u zhvilluar në T-Mobile Arena në Las Vegas, që nënkupton se Nurmagomedov do të jetë në gjendje të rikthehet në kafaz qysh nga 6 korriku, ndërsa McGregori nga 6 prilli.

Përvec pezullimeve, Nurmagomedov është urdhëruar ta paguajë një gjobë në vlerë 500 mijë dollarë, ndërsa McGregor 50 mijë dollarë.