Fjalë Kyçe

Zyrtare: Flamur Neziri largohet nga Dukagjini

Zyrtare: Flamur Neziri largohet nga Dukagjini

Portieri i njohur kosovar, Flamur Neziri, ka konfirmuar largimin e tij nga skuadra e Superligës, KF Dukagjini.

Ish portieri i shumë skuadrave të njohura të Kosovës, Flamur Neziri, ishte transferuar te skuadra nga Klina gjatë afatit kalimtar të verës.

Por, Neziri nuk do të qëndroj më shumë në Klinë. Ai përmes një njoftimi në llogarinë e tij zyrtare në ‘Facebook’, ka konfirmuar largimin nga Dukagjini.

Kujtojmë që më parë Flamur Neziri kishte mbrojtur edhe për Prishtinën, Fushë Kosovën, Besën e Pejës, Drenicën e Feronikelin.