Fjalë Kyçe

Zyrtare: Ky është qyteti ku do të mbahen Lojërat e treta Evropiane

Zyrtare: Ky është qyteti ku do të mbahen Lojërat e treta Evropiane

Është caktuar edhe zyrtarisht qyteti në të cilin do të mbahen Lojërat e treta Evropiane.

Në kohën kur po zhvillohen Lojërat e dyta Evropiane në Minsk të Bjellorusisë, është vendosur edhe për garat e ardhshme.

Qyteti Krakovia në Poloni do të jetë nikoqir i Lojërave të treta Evropiane, njofton EOC, transmeton lajmi.net.

Pas medaljes së artë të fituar në Minsk, Majlinda Kelmendi tash pritet të përgatitet për një tjetër sukses, kësaj radhe në Poloni.

Ndoshta Krakovia do të jetë një mundësi që do të shfrytëzohet edhe nga sportistët e tjerë kosovarë, të cilët mund të korrin suksese.

Kujtojmë se në votimet për zgjedhjen e vendit nikoqir kanë marrë pjesë përfaqësues të 50 vendeve të Komitetit Olimpik.