Fjalë Kyçe

ZYRTARE: Lippi merr drejtimin e kombëtares së njohur

ZYRTARE: Lippi merr drejtimin e kombëtares së njohur

Marcello Lippi është emëruar trajner i Kinës për të dytën herë, derisa po përgatiten për kualifikimet për Kupën e Botës së vitit 2022.

Ish trajneri i Italisë dhe Juventusit ishte në krye të Kinës për më shumë se dy vjet, para se të largohej në janar pas eliminimit në çerekfinale të Kupës së Azisë.

Lippi ishte zëvendësuar nga Fabio Cannavaro, i cili dha dorëheqje muajin e kaluar për t’u fokusuar vetëm te Guangzhou Evergrande Taobao.

“Trajneri italian i futbollit Marcelo Lippi bëhet trajner i ekipit kombëtar të Kinës”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kinës, përcjell ‘lajmi.net’.

Kujtojmë se Lippi në vitin 2006 ka fituar Kupën e Botës me Italinë.