Fjalë Kyçe

ZYRTARE: Llapi prezanton transferimin e radhës

ZYRTARE: Llapi prezanton transferimin e radhës

Klubi Futbollistik “Llapi” e ka prezantuar edhe transferimin e 12-të në këtë afat kalimtar, teksa e ka prezantuarn mbrojtësin boshnjak Senad Husic.

Husic i cili edicionin e fundit ishte tek amatorët e IFK Amal në Suedi vjen si një përforcim i rëndësishëm për ekipin llapjan.

Lajmi është zyrtarizuar nga faqja zyrtare e klubit që i kanë uruar mirëseardhje 29 vjeçari.

“Mbrojtësi i majtë, Senad Husic është futbollisti më i ri i Llapit. Ai vjen nga IFK Åmål dhe ka arritur marrëveshje 1 vjeçare me klubin.

Senad Husic, 29 vjeç, i lindur më 12.04.1990 në Kalesija. Është mbrojtës i majtë me origjinë boshnjake. E ka nisur tek Bosna Kalesija, ku ka kaluar tek Zvijezda G, ku më pas u transferua në Divisionin e Hungarisë tek skuadra e Diósgyőr.
Në Premier Ligën e Bosnie-Hercegovinës ka 91 paraqitje, në Ligën e Hungarisë numëron 40 paraqitje, kurse ka edhe 5 ndeshje të luajtura në kualifikimet e Evropa Ligës”, thuhet në njoftimin e klubit.