Fjalë Kyçe

Zyrtare: Partizani prezanton trajnerin e ri

Zyrtare: Partizani prezanton trajnerin e ri

Tashmë është zyrtare. Franco Lerda është trajneri i ri i Partizanit.

Të kuqtë kanë zgjedhur pikërisht një italian si pasues të Skënder Gegës në stolin e skuadrës. Në një konferencë për shtyp të organizuar në zyrat e klubit të kuq paraditen e sotme, drejtori i përgjithshëm i Partizanit Olsi Rama prezantoi trajnerin e ri, ndërsa shtoi se Partizani do të jetë gati për të bërë një figurë sa më të mirë në kualifikueset e Champions League.

Për Ramën Lerda ishte zgjedhja më e mirë për Partizanin nga të gjithë trajnerët që kanë qenë në garë për të marrë drejtimin e të kuqëve për shumë arsye dhe drejtori u shfaq i bindur se skuadra me italianin në stol do të shkojë larg në Champions dhe do të mbrojë titullin kampion në Superiore.

Lerda ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me Partizanin ndërkohë që kjo është ekpserienca e parë jashtë Italisë për 51-vjeçarin, i cili në të kaluarën e tij ka drejtuar kryesisht skuadra të Serie B. L

ka qenë trajner i Torinos dhe Lecces por pa mundur t’i ngjisë këto skuadra në Serie A dhe në fund gjithmonë është shkarkuar. Ai është trajneri i 4-t italian i Partizanit në epokën e presidentit Demi, pas Andrea Agostinellit, Adolfo Sormanit dhe Mark Iulianos.