Fjalë Kyçe

ZYRTARE: Skuadra e IPKO Superligës konfirmon licencimin për gara ndërkombëtare

ZYRTARE: Skuadra e IPKO Superligës konfirmon licencimin për gara ndërkombëtare

Klubi Futbollistik “Flamurtari” ka konfirmuar se është licencuar për garat ndërkombëtare të këtij edicioni.

ZYRTARE: Skuadra e IPKO Superligës konfirmon licencimin për gara ndërkombëtare
March 20, 2019

Foto: fcprishtina.com
Klubi Futbollistik “Flamurtari” ka konfirmuar se është licencuar për garat ndërkombëtare të këtij edicioni, shkruan Gazetasheshi.com.

Përmes faqes zyrtare në rrjetin social “Facebook” kryeqytetasit kanë konfirmuar se kanë marrë dritën jeshile nga Federata e Futbollit e Kosovës për tu licencuar për garat evropiane.

Megjithatë, përkundër këtij fakti do të jetë shumë e vështirë, apo pothuajse e pamundur që Flamurtari të dalë në Evropë këtë edicion, pasi që është eleminuar nga gara për DigitAlb Kupën e Kosovës dhe rrjedhimisht është pa gjasa në kampionat.

Përveç klubit të Flamurtarit janë licencuar edhe disa klube të tjera të Ipko Superligës.