Fjalë Kyçe

ZYRTARE: Talenti kosovar nënshkruan me Bayernin

ZYRTARE: Talenti kosovar nënshkruan me Bayernin

Edhe zyrtarisht Bayern Munich ka finalizuar me sukses negociatat me klubin e Stuttgart për transferimin e Leon Dajaku.

Sulmuesi 18-vjeçari spikati me paraqitjet fantastike në Bundesliga U19 sezonin e shkuar, ku shënoi 17 gola dhe regjistroi 7 asiste në sezonin ku skuadra e tij u mposht vetëm në finale të kompeticionit nga Dortmund.

Dajaku ka përfunduar me sukses vizitat mjekësore dhe kësisoj është zyrtarizuar nga faqja zyrtare e ‘Bavarezëve’.

Talenti kosovar fillimisht pritet të aktivizohet në Bundesligën 3 me ekipin e dytë të Bayern.

Këta të fundit paguan rreth 1.5 milionë euro për kartonin e lojtarit të ri.

Transferimi i Dajakut çon në tre numrin e lojtarëve shqiptarë te Bayern Munich. Krahas 18-vjeçarit pjesë e gjigantit gjermanë janë edhe Meritan Shabani dhe Marvin Çuni.

Ndryshe, në nivel ndërkombëtar Dajaku reprezenton Gjermaninë U18.