Fjalë Kyçe

Zyrtare: UEFA cakton gjyqtarët për ndeshjen Kosova – Anglia

Zyrtare: UEFA cakton gjyqtarët për ndeshjen Kosova – Anglia

UEFA ka publikuar gjyqtarët e ndeshjes mes Kosovës dhe Anglisë që do të zhvillohet në “Fadil Vokrri” të dielën nga ora 18:00.

Siç ka bërë të ditur UEFA, fjalën kryesore në këtë ndeshje do ta ketë gjyqtari i njohur polak, Pawel Gil.

Gil në këtë ndeshje do të asistohet nga Konrad Sapela dhe Marcin Borkowski, derisa gjyqtar i katërt është emëruar Daniel Stefanski.

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e fundit eliminatore për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’ kundër Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Në kuadër të grupit A, Anglia dhe Republika çeke tashmë e kanë siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’, pra Kosova e ka mendjen vetëm kah Liga e Kombeve.

Kështu, ndeshja e së dielës me Anglinë do të jetë vetëm një miqësore luksi për ‘Dardanët’.