Fjalë Kyçe

Aksident në Mitrovicë, lëndohet një person

Aksident në Mitrovicë, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Mitrovicë ku një person ka pësuar lëndime trupore.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes rreth orës 23:30 në rrugën “Ukshin Kobvaçica” në Mitrovicë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, një person ka pësuar lëndime tripore”, ka thënë Zahiti.