Fjalë Kyçe

Ambasadori Kosnett reagon për lirimin e Lushtakut nga akuzat

Ambasadori Kosnett reagon për lirimin e Lushtakut nga akuzat

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, pasi që kjo e fundit ka vendosur ta lirojë nga akuzat për keqpërdorim të pozitës zyrtare Sami Lushtakun.

Kosnett ka thënë se Gjykata Themelore duhet t’i trajtojë rastet në kohën e duhur dhe jo të shfajësohet për skadim të afatit, transmeton Klan Kosova.

“Gjatë kohëve të fundit Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë disa shfajësime për rastin e korrupsionit në KEK duke përmendur skadimin e statutit”.

“Gjykata duhet t’i trajtojë rastet në kohën e duhur. Drejtësia mund të shërbehet vetëm kur rastet dëgjohen para se t’u skadojë afati lëndëve”.