Fjalë Kyçe

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 11-vjeçarit në Fushë Kosovë

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 11-vjeçarit në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës, pas ndërmarrjes së veprimeve të vazhdueshme hetimore dhe operacionale lidhur me rastin e raportuar para pak ditësh për vrasjen e një fëmije 11-vjeçar ka arrestuar një person të dyshuar.

Mbrëmë rreth orës 19:55 nga njësitë policore të Stacionit Policor të Fushë Kosovës është arrestuar personi i dyshuar me inicialet S. O., mashkull i komunitetit ashkali i moshës 20-vjeçare.Rasti i raportuar të enjten e kaluar fillimisht është cilësuar si “vdekje e dyshimtë” ndërsa pas veprimeve hetimore dhe operacionale dhe me urdhër të prokurorit të shtetit ky rast është rikualifikuar si vepër penale “vrasje e rëndë”.

Personi i arrestuar, i dyshuar për veprën penale “vrasje të rëndë”, me urdhër të prokurorit kompetent është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.