Fjalë Kyçe

Brovina: Fotoja është gjetur tek aparati i ushtarit të vrarë serb

Brovina: Fotoja është gjetur tek aparati i ushtarit të vrarë serb

Deputetja nga radhët e PDK-së, Flora Brovina, ka thënë se fotografia të cilën e publikoi sot të gruas së dhunuar gjatë luftës,  është gjetur tek aparati i ushtarit të vrarë serb,shkruan GazetaAlo

Këto deklarata Brovina i ka bërë të ditur në emisionin Pressing të T7.

Ajo ka thënë se serbët përveç se kanë dhunuar, ata kanë inçizuar aktet e tyre të shëmtuara.

Tutje Brovina ka deklaruar se ky rasti i cili sot ka qarkulluar në media nuk ka ndodhur në qytetin e Rahovecit.

Fotografia të cilën e ka ekspozuar Brovina sot para Kuvendit dyshohet që është skenë e një filmi pornografik në Irak. /GazetaAlo/