Fjalë Kyçe

Djali 5-vjeçar u gjet pas 24-orësh pasi kishte humbur në shkretëtirë

Djali 5-vjeçar u gjet pas 24-orësh pasi kishte humbur në shkretëtirë

Një djalë pesëvjeçar i cili u gjet pasi kishte humbur për gati 24 orë në një shkretëtirë në Argjentinën perëndimore, është liruar nga spitali, raporton BBC, përcjell Gazeta Alo.
Benjamin Sánchez u zhduk gjatë një udhëtimi familjar të dielën dhe u gjet nga një ekip vullnetarësh 21 km nga vendi ku u pa për herë të fundit.
“Kisha ftohtë, dhe fjeta keq, pasi isha shtrirë mbi një gur”, tha djali, i cili mbante vetëm një bluzë dhe pantallona të shkurtra.Ai tha se kishte mbijetuar duke ngrënë bar dhe duke pirë ujë në një përrua.
Pasi u shpëtua të hënën pasdite, fëmija u mor me helikopter në një spital në San Juan pasi ishte dehidratuar kurse u lirua menjëherë të martën.
Benjamin u gjet i ulur nën një pemë nga një motoçiklist pas një operacioni kërkimi që përfshinte rreth 1.000 policë, zyrtarë të mbrojtjes civile dhe vullnetarë.
“Nëna ime po më kërkonte dhe fillova të vrapoja. Fillimisht mund ta dëgjoja, por pastaj humba”, tha ai për gazetën El Clarín (edicioni spanjisht).
“Hipa mbi një gur, dhe fillova ta thërrasë, por ajo nuk më dëgjonte … unë fillova të ec drejt një drite që ishte shumë larg.”
Temperaturat në rajon në këtë kohë të vitit ndryshojnë nga 30 gradë Celsius gjatë ditës në rreth zero natën. “Unë u frikësova,” tha Benjamin.
Nëna e tij thotë se ai ka frikë të fluturojë dhe fillimisht nuk pranoi të hipte në helikopter. Ai pranoi të fluturojë vetëm pasi iu tha se do të bashkohej me familjen e tij.
“Isha me të vërtetë i lumtur kur pashë nëna ime, më munguan vërtet shumë”, tha Benjamín.
Guvernatori i San Juan, Sergio Uñac, postoi në Tweeter fotot e djalit pasi e vizitoi atë të hënën.
Alberto Ontiveros, i cili e gjeti djalin, tha se kjo është një zone ku bredhin pumat e egra.
“Benjamini ishte i lodhur … E vetmja gjë që po kërkonte ishte uji”. /Gazeta Alo/