Fjalë Kyçe

Fushë-Kosova në terr që nga mëngjesi

Fushë-Kosova në terr që nga mëngjesi

Banorët e Fushë-Kosovës, saktësisht lagjja Dardania, që nga mëngjesi janë në terr për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Si rezultat i kësaj, banorët e lagjes janë ankuar. Ndërsa zëdhënësi i KEDS’it, Viktor Buzhala, ka thënë se nuk është faji i KEDS’it pse banorët kanë mbetur pa rrymë.

“Është e vërtetë se kemi pasur probleme në atë zonë, kjo për shkak se është dëmtuar kabulli nga kompania e ujësjellësit”, ka thënë Viktor Buzhala për Gazetën Express.

Buzhala ka thënë se rryma ka ardhur por arsyeja e vonesës është teknike.

“Për shkak të mbingarkesës, ekipet punuese janë detyruar të punojnë trafo pas trafo”, ka thënë Buzhala.

Lagjja gjatë gjithë ditës nuk ka pasur rrymë, megjithatë aktualisht problemi është sanuar dhe lagjja ka rrymë.