Fjalë Kyçe

Gjermania do të bëhet me Ambasadë të re në Prishtinë

Gjermania do të bëhet me Ambasadë të re në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, kanë nënshkruar kontratën për shfrytëzimin e pronës së paluajtshme për ndërtimin e objektit të Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë, njofton Komuna e Prishtinës.
Ndërtimi i objektit të ri të kësaj Ambasade konfirmon përkushtimin e Qeverisë Gjermane në avancimin e raporteve dhe marrëdhënieve të mira ndërmjet dy vendeve dhe shoqërive tona.

Pas nënshkrimit Ambsadori i Gjermanisë, Christian Heldt, e ka quajtur ngjarje të rëndësishme arritjën e kësaj marrëveshje për ndërtimin e Ambasadës Gjermanisë.

Sipas Heldt kjo ngjarje shënon edhe avancimin e mëtutjeshëm të raporteve mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Diplomati Gjerman thekson se objekti i ri i Ambasadës Gjermane do të përmbush gjitha standardet evropiane në ruajtjën e ambientit.