Fjalë Kyçe

Gjuriq kërkon hetimin e akuzave të Rada Trajkoviqit, lidhur me vrasjen e Ivanoviqit

Gjuriq kërkon hetimin e akuzave të Rada Trajkoviqit, lidhur me vrasjen e Ivanoviqit

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, tha sot se Rada Trajkoviq ka akuzuar shtetin e Serbisë për terrorizëm shtetëror dhe vrasjen e kreut të Iniciativës SDP, Oliver Ivanoviq dhe se është e nevojshme të përcaktohet nëse ajo e thotë të vërtetën apo provat që ajo ka lidhur me akuzat.
“Në të gjitha shoqëritë e qytetëruara, duhet të ketë përgjegjësi për një fjalë të folur publikisht dhe liria e fjalës nuk nënkupton të drejtën për të fajësuar dhe shpifur ndaj askujt pa asnjë provë”, tha Gjuriq.

Ai këto komente i bëri pas pjesëmarrjes së kryetares së Lëvizjes evropiane për Kosovën Rada Trajkoviq në një emision të televizionit N1, gjatë së cilës, ndër të tjera, ajo tha se pengimi i hetimit të vrasjes së Oliver Ivanoviqit vjen drejtpërdrejt nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, transmeton KP.
Gjuriq tha se pret që autoritetet kompetente shtetërore të hetojnë akuzat e Trajkoviq, dhe natyrën e marrëdhënieve me institucionet e Kosovës dhe disa diplomatë të huaj, me të cilët, siç ka konfirmuar ajo, mban kontakte të rregullta.