Fjalë Kyçe

Haradinaj në takim me Komisionin Shtetëror për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi

Haradinaj në takim me Komisionin Shtetëror për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kohëve të fundit i është kthyer diskutimeve më të shpeshta për kufirin me Malin e Zi, ndonëse kishte kohë të gjatë pa e përmendur.

Sot, është takuar me Komisionin Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit, me të cilët thotë të jetë dakorduar për përgatitjen e para.

“Takim pune me anëtarët e Komisionit Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit, me të cilin dakorduam për përgatitjet që po bëhen për takim me homologët malazezë për shënimin dhe korrigjimin e kufirit shtetëror me Republikën e Malit të Zi”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Javën e kaluar, ai u takua me profesorin Mujë Rugova, me të cilin po ashtu tha se bisedoi rreth finalizimit të korrigjimi të Kufirit me Malin e Zi.