Fjalë Kyçe

Haradinaj përjashton një koalicion me partitë e mëdha

Haradinaj përjashton një koalicion me partitë e mëdha

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj në një intervistë për rtv21 ka thënë se si parti nuk synojnë formimin e ndonjë koalicioni të madh, duke përjashtuar kështu LDK-në, LVV-në dhe PDK-në.

Haradinaj ka thënë se parapëlqen një koalicion me parti më të vogla siç janë Nisma, PSD e AKR.

“Nuk synojmë një koalicion të madh si rasti me PDK, LDK, e VV por mbesim të hapur me disa parti partnere si rasti i Nismës, PSD-së dhe AKR-së. Unë e kam pasur për nderë ti shërbej vendit së bashku me PDK-, AKR-në dhe Nismën. E kemi vendosur që më tutje t’iu ofrohemi qytetarëve të vetëm dhe jo më si PAN. Gjatë gjithë kohës sa ka ndodhur qeverisja, nuk jam marrë me veten por me tema jashtëzakonisht jetike. Unë nuk jam marrë me tema të partisë por me tema të vendit dhe shtetit”, tha Haradinaj.