Fjalë Kyçe

Ibishi: Sulmi në Holandë ishte kundërpërgjigje për atë në Zelandë të Re

Ibishi: Sulmi në Holandë ishte kundërpërgjigje për atë në Zelandë të Re

Nuredin Ibishi, njohës i çështjeve të sigurisë, ka thënë se sulmi në Holandë është kundërpërgjigjje e atij në Zelandë të Re.

Ibishi ka thënë për RTK se është pritur një veprim i cili do të ishte si revansh ndaj atij në Zelandë të Re.

“Terrorizmi është një nga kërcënimet kryesore të sigurisë në çdo shtet.Është pritur një veprim revashist e edhe i individëve po edhe i grupeve terroriste pas dy xhamive në Zelandë të Re. Ngjarja e Zelandës së Re tregon se kërcënim për botën nuk është vetëm ISIS por janë edhe forca të ekstremit të djathtë”, ka thënë Ibishi.

Kujtojmë se rreth 50 persona humbën jetën nga sulmi terrorist mbi xhamitë në Zelandë të re.