Fjalë Kyçe

Këngëtari i njohur i propozon live në emision Luana Vjollcës

Këngëtari i njohur i propozon live në emision Luana Vjollcës

Mbrëmjen e djeshme ishte i ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan” këngëtari i njohur, Devis Xherahu, i cili gjatë lojrave të shumta shprehu publikisht një dëshirë që kishte.

Ai nuk ka hezituar aspak që në mes të emisionit t’i bëjë moderatores së njohur, Luana Vjollca, një propozim. “Dua të të bëj një propozim në formë poezie”, i thotë Xherahu Luanës e cila e pyet: “Martese?”.

“Prit, prit. Mos u trëmb. Tani që po të shikoja mendova një poezi. Oj Luana moj burrneshë, je porsi princeshë. Devis Xherahu po të pyet, a mund ta bëjmë një duet”, i tha këngëtari i njohur. Tani nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të presin nëse do të realizohet një bashkëpunim mes tyre.