Fjalë Kyçe

Pas dorëheqjes së Haradinajt, Albin Kurti sot del në konferencë për shtyp

Pas dorëheqjes së Haradinajt, Albin Kurti sot del në konferencë për shtyp

Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e Kryeministrit të Kosovës, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thirrur konferencë për media, raporton Express.

Në këtë konferencë, të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, do të jetë edhe nënkryetari i partisë, Besnik Bislimi. Konferenca do të mbahet në orën 11:00.

Ndryshe, në një reagim të shpejtë pas dorëheqjes së Haradinajt, Kurti deklaroi se dorëheqja e Haradinajt ishte i vonuar dhe me arsye të gabuar.

Sipas Kurtit, Haradinaj kryeministrinë e ka pasur si biçikletë hua nga PDK-ja për të bërë ndonjë xhiro. Ai theksoi nevojën për zgjedhje të reja parlamentare.