Fjalë Kyçe

“Llepota”, i njohur për krime edhe në Spanjë?

“Llepota”, i njohur për krime edhe në Spanjë?

I dyshuari për gjuajtje me armë në një klub të natës në Prishtinë, Astrit Mehmeti i njohur edhe si Llepota, është emër i njohur edhe për organet e sigurisë në Spanjë.

Siç raportonte gazeta e njohur spanjolle “El Pais” më 2006, Astrit Mehmeti ishte arrestuar në qytezën Castelldefels të krahinës së Katalonjës në Spanjë nën dyshimin për pjesëmarrja në organizatë kriminale dhe vjedhje.

Sipas “El Pais”, Mehmeti ishte në mesin e 12 personave të arrestuar në këtë vend. Policia spanjolle kishte thënë për aksionin se kishte shkatërruar një ndër organizatat më të mëdha mafioze shqiptare që vepronte në Katalonjë.

Grupi kriminal dyshohej për vjedhje të kasafortave dhe dyqaneve.

Mehmeti, i cili është emër i njohur edhe për policinë në Kosovë, ka hapur zjarr ndaj katër rojeve të sigurimit në një klub të natës në qendër të Prishtinës.