Fjalë Kyçe

Mbi 200 thas mbeturina largohen nga shtrati i liqenit Batllava ne Orllan

Mbi 200 thas mbeturina largohen nga shtrati i liqenit Batllava ne Orllan

Organizata “Sundimi i Demokracisë në Kosovë” organizoi aksionin e pastrimit përreth Liqenit “Batllava” në Orllan.

 

Meqenëse Liqeni “Batllava” është një prej liqeneve të mëdha në Kosovë, nga i cili furnizohen një numër i madh i banorëve me ujë të pishëm, është mjaft e rëndësishme pastërtia dhe ruajtja e mjedisit të pastër.

 

Aksionit iu bashkuan rreth 40 pjesëmarrës, kryesisht të rinjë vullnetmirë, dhe në veçanti banorët e fshatit Orllan, të cilët arritën të pastrojnë tërë sipërfaqën e shtratit të liqenit, i cili aktualisht ka mbetur pa ujë.

 

Njëkohësisht aksioni i pastrimit është zhvilluar edhe brenda liqenit, ku përmes përdorimit të barkave është mundësuar të realizohet pastrimi. Nga ky aksion janë mbledhur më shumë se 200 thasë me mbeturina, të cilat janë larguar nga shtrati i liqenit.

 

SDK inkurajonë të rinjtë dhe gjithë banorët e Orllanit, që të jenë gjithmonër aktivë në iniciativa të tilla që ndikojnë në ruajtjen dhe promovimin e mjedisit të pastër, që rezulton edhe me ujë më cilësor.

Ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit “Aktivizmi qytetarë dhe institucional në përmirësimin e gjendjes së mjedisit për ujë cilësor” projekt ky i cili mbështetet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe implementohet nga OJQ SDK.