Fjalë Kyçe

Mustafa: Dekada e re pa rininë

Mustafa: Dekada e re pa rininë

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, deklaroi se PDK po investon në përshpejtimin e ikjes së rinisë së arsimuar kosovare dhe sipas tij dëshmi për këtë është marrëveshja që është nënshkruar nga ministri i Shëndetësisë, Uran Isamili.

“Në vend që të punojnë për përmirësimin e kushteve ekonomike në Kosovë që rinia kosovare të punojë dhe jetojë këtu, PDK investon në përshpejtimin e ikjes së rinisë së arsimuar kosovare”, tha Mustafa.

Ai tha se në prill të këtij viti, Kadri Veseli kishte thënë se Kosova është vend i shpresës dhe i i rinisë, e ndryshe veprojnë disa muaj më pas.

“15 korrik 2019, Uran Ismaili nënshkruan marrëveshje për largimin ‘me përshpejtim të vizave’ të deri 1000 infermierëve kosovarë çdo vit, të shkolluar mirë me paratë e tyre, duke deklaruar se kjo ‘është një ditë historike për Kosovën…’ Urime rini… diku larg Kosovës”, përfundoi Mustafa.