Fjalë Kyçe

Nëse dështon Samiti i Parisit, i gatshëm skenari i ri për Kosovën

Nëse dështon Samiti i Parisit, i gatshëm skenari i ri për Kosovën

Portali serb “Blic” shkruan se çfarë mund të ndodh nëse dështon zhvillimi i Samitit të Parisit.

Në takimin e liderëve të rajonit me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron më 1 korrik në Paris mund të formulohet një platformë për zgjidhjen e problemit të Kosovës, shkruan “Blic”

Sipas tij, një propozim final mund të ofrohet para përfundimit të vitit. Por, në rast se nuk ndodh një skenar i tillë, “Blic” shkruan se një referendum për Kosovën mund të mbahet së bashku me zgjedhjet e reja parlamentare në pranverë të vitit të ardhshëm.
Burime diplomatike kanë thënë për “Blic” se po ashtu ekziston rreziku që Samiti i Parisit të mos mbahet fare.

Në fakt, siç spekulohet në javët e fundit, Macron dhe Merkel janë në mospajtim për mënyrën e shpalljes së presidentit të ri të Komisionit Evropian, por edhe rreth asaj se kush do të jenë kandidatët e insitucionit evropian përkundër asaj që në opinion dëshirojnë të paraqiten se gjithçka është në rregull edhe pse ka ardhur deri teh ftohja e raporteve mes dy fuqive më të mëdha evropiane

Burime diplomatike të “Blic” sugjerojnë se takimi i 1 korrikut po ashtu mund të sjellë një platformë e cila mund të shërbejë si zgjidhje përfundimtare e problemit.

“Të gjitha palët e interesuara do të marrin një propozim që pastaj do të harmonizoheshin, të dy palëve do t’u ishte dhënë kohë për disa muaj për të negociuar atë që kërkon dokumenti, të ndryshojnë pjesë, të imponojnë detaje të reja dhe të harmonizojë propozimin përfundimtar për zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe kështu të dalim para qytetarëve të tyre “, thanë burime të “Blic”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar së fundmi se nuk e di nëse do të ndodhë takimi në Paris. Por, ai po ashtu përsëriti qëndrimin e Beogradit se Prishtina duhet ta heq taksën ndaj mallrave serbe në mënyrë që palët të përpiqen për arritjen e një kompromisi.