Fjalë Kyçe

Nesër merret vendimi për Tomor Morinën, rasti kalon në Supreme

Nesër merret vendimi për Tomor Morinën, rasti kalon në Supreme

Ende nuk dihet për fatin e ish-ushtarit të UÇK-së që u arrestua në Maqedoninë Veriore, Tomor Morinën, nëse i njëjti do të arrestohet apo jo.

Lënda për ish pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Tomor Morina sot është regjistruar në Gjykatën Supreme dhe i është dhënë gjykatësit dhe nesër pritet që të merret vendim nëse do të lirohet apo jo, informojnë për MIA-n nga Kabineti i kryetarit të Gjykatës Supreme.

Arrestimi i tij është bërë pasi që i njëjti është në listat e INTERPOL-it të lëshuara nga shteti serb.

Beogradi ka dërguar kërkesë zyrtare për ekstradimin e tij, mirëpo e njëjta është refuzuar nga Gjykata Penale e Shkupit.