Fjalë Kyçe

Nicholas Giacobbe, emërohet zëvendësambasador i SHBA-së në Kosovë

Nicholas Giacobbe, emërohet zëvendësambasador i SHBA-së në Kosovë

Nicholas Giacobbe, është caktuar zëvendësambasador i ri në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Promovimin e tij e ka bërë në llogarinë e vet në Twitter, ambasadori amerikan Philip Kosnett. Ai e ka quajtur diplomat të mençur dhe me eksperiencë, Giacobben.

“I kënaqur që po e prezantoj zëvendës ambasadorin e ri në ambasadën amerikane në Prishtinë, Nick Giacobbe. Nicku është diplomat i mençur dhe me eksperiencë, i cili me gruan e tij Cory, është gati ta njohë vendin dhe të kontribuojë në forcimin e lidhjeve SHBA-Kosovë”, ka shkruar Kosnett, teksa është bashkuar edhe një video ku flet Giacobbe.

Në video ai shprehet i lumtur për mundësinë që të punojë në një vend të mrekullueshëm si Kosova.