Fjalë Kyçe

Nis takimi i Shalës me homologun e tij maqedonas

Nis takimi i Shalës me homologun e tij maqedonas

Këto momente në objektin e Ministrisë së Tregtisë të Kosovës, ka nisur takimi i ministrit në detyrë të këtij dikasteri, Endrit Shala me ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi.

Bekteshi po qëndron në Prishtinë pas masës që Kosova i shpalli shtetit fqinj rreth importimit të produkteve të mjaltit dhe patateve.

Shala dhe Bekteshi pas takimit me dyer të mbyllura do të dalin në konferencë të përbashkët për media.